Riyad Mahrez pret ofertë nga Barcelona

Riyad Mahrez pret ofertë nga Barcelona

Anësori i Leicester Cityt pati një sezon jo shumë të mirë me skuadrën e tij dhe kjo ka bërë që ai të mendoj largimin pas këtij sezoni.

Disa skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij, ndërsa më e interesuara duket të jetë Arsenali.

Mirëpo, sipas gazetës Sport, Mahrez është duke pritur që Barcelona të bëjë një ofertë në drejtim të tij, pasi ai dëshiron të largohet nga Liga Premier.