Klubi londinez është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Alexis Sanchez

Klubi londinez është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Alexis Sanchez

Ndryshime të mëdha tek Arsenali priten gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Nga klubi pritet të largohet Alexis Sanchez, për të cilin po interesohet Manchester City, por Arsenali nuk do të qëndrojë duarkryq pasi për ta zëvendësuar kilianin, do të bëjë një ofertë për yllin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Për algjerianin, ‘Topçinjtë’ janë interesuar edhe gjatë verës, por Leicester nuk kishte lejuar shitjen e tij dhe tani një ofertë prej 55 milionë eurosh që pritet të shkojë në adresë të tyre nga Arsenali, mund t’ua ndërrojë mendjen drejtuesve të ish-kampionit të Anglisë.