Ja pse ia vlen të vizitohet Maja e Lubotenit

Ja pse ia vlen të vizitohet Maja e Lubotenit

Një vend shumë i bukur për ta vizituar në Kosovë, është Maja e Lubotenit. Në mesin e majave më të veçanta dhe më të bukura që kanë Malet e Sharrit, padyshim është Maja e Lubotenit. Ajo ndodhet në pjesën perëndimore të Kaçanikut, në një lartësi mbidetare mbi 2498 metra.

Maja e Lubotenit ofron peizazh mahnitës për ata që pushtojnë majen e tij. Kullosat e pafundme, bjeshka e pasur me ujë dhe ajri i pastër ofrojnë kushtet ideale për jetesë si për njerëzit ashtu edhe për kafshët e tyre, të cilat këtu kanë gjetur si të themi “Parajsën në tokë”. Sa më larg staneve që shkoni do të keni një pamje më të madhe dhe dukshëm më të bukur./21Media