Reperi flet për prindërit

Reperi flet për prindërit

Rep-artisti i njohur dhe shumë i dashur shqiptar, Kastriot Rexha i njohur me emrin artistik si Majk, ishte njëri ndër mysafirët e ftuar në emisionin e sotëm të RTV21, “21 Gradë”.

Rep-artisti gjatë intervistës tregoi edhe dashurinë që ka ndajë prindërve si dhe tregoi që me punën dhe çdo gjë që bënë tenton t’i bëjë ata krenarë, përcjell rtv21.tv.

Prindërit për mua janë gjithçka. Aq shumë më kanë rritë me përkushtim saqë dy jeta me i jetu nuk mundem me jau kthye çka kanë bë për mua.”, tha ai.

Reperi më tutje tha që si për nga pamja ashtu edhe karakteri gëzon tipare të të dy prindërve. “Kam marrë prej të dyve kapak, si në pamje si në karakter. Por, më kanë kulturuar dhe më kanë edukuar në mënyrë që unë kisha pase qejf njëjtë me djalin tim me bo ashtu.”, shtoi më tutje Majk./21Media