Gjuha frënge i pëlqen, por nuk e flet

Gjuha frënge i pëlqen, por nuk e flet

Rep-artisti i njohur dhe shumë i dashur shqiptar, Kastriot Rexha i njohur me emrin artistik si Majk, ishte njëri ndër mysafirët e ftuar në emisionin e sotëm të RTV21, “21 Gradë”.

Majk përgjatë intervistës tregoi edhe sa gjuhë të huaja i flet, përcjell rtv21.tv.

Majk tha se di dy gjuhë të huaja: gjuhën gjermane dhe gjuhën angleze. “Po, di gjermanisht, anglisht… jo frëngjisht nuk di”, u shpreh ai. Ndërsa për frëngjishten tha se i pëlqen shumë si gjuhë ani pse nuk di të komunikojë në këtë gjuhë.

Intervista me dy rep-artistët e njohur shqiptarë: Majk dhe Onat është duke u transmetuar drejtpërsëdrejti në RTV21.

“Malena” është projekti i fundit muzikor i Majkit  që është në bashkëpunim me Geasyn. Kënga është publikuar më 15 qershor dhe deri më tani numëron mbi nëntë milionë klikime në kanalin Youtube./21Media