Përkujtohet 20-vjetori i eksodit kosovar

Përkujtohet 20-vjetori i eksodit kosovar

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko tha se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë dhe duhet punuar fort për ta shndërruar këtë kufi të shqiptarëve, duke nënkuptuar heqjen e barrierave kufitare.

“Kosova dhe Shqipëria ndihen më mirë, por ne duam të jetë më mirë. Jemi shqiptarë dhe dy kufij këtu. Është kufiri i ish- Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do të bëhet shumë shpejt”, tha ai.

Deklaratat Majko i bëri nga Kukësi në përkujtim të 20 vjetorit të eksodit të kosovarëve, kohë edhe kur ka qenë Kryeministër.

“Është kënaqësi, pas 20 vitesh flet vetë gjithçka. Çfarë ka ndodhur , si kujtohet, çfarë ka ndryshuar dhe arsyeja pse jemi këtu të gjithë bashkë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu u shpreh se Kukësi ndihet prapë i nderuar pas 20 vitesh.

“Këto ditë duhet t’i kujtojmë për mirë, për bashkim, për gjithçka”, u shpreh ai.

Në kujtim të eksodit të vitit ’99, Bashkia dhe Këshilli i Qarkut të Kukësit në bashkëpunim me Shoqatën  Eksod 99 si çdo vit bënë pritjen simbolike të kosovarëve në Morinë.

Kukësi ishte porta e shpëtimit për mbi 1 milion shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 që ishte dhunuar,  e terrori serb kishte detyruar të braktisin shtëpitë e marshojnë drejt shtetit amë për shpëtim.

Qyteti i vogël verilindor ishte vënë në ballë të përballimit të një krizë me përmasa ndërtombëtare teksa kishte hapur dyert për 75 mijë persona, që në atë kohë ishin tre fishi i popullsisë së zonës, raporton oranews.