"Sot jam me Ramushin!"

“Sot jam me Ramushin!”

Ministri i Diasporës shqiptare, Pandeli Majko thotë se Haradinaj ka dhënë dorëheqje si një burrë shteti.

Sipas tij, Haradinaj ishte komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij. Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, ka shkruar Pandeli Majko në Facebook.

Kjo dorëheqje e Haradinajt vije pasi ai është ftuar nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në lidhje me UÇK-në. Është hera e dytë që Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit si i dyshuar për krime lufte.

Në vitin 2005 ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagë.