Bregu në krye të Këshillit Rajonal

Bregu në krye të Këshillit Rajonal

Ish-ministrja e integrimit e Shqipërisë, Majlinda Bregu, do të jetë për 3 vjetët e ardhshme sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit që e ka selinë në Sarajevë. Vendimi është marrë në Lubjanë ku janë mbledhur 13 ministrat e jashtëm të vendeve të Evropës juglindore.

Gjatë votimit për këtë post, Bregu ka marrë 8 vota, ndërkohë që malazezi Igor Luksic vetëm 4. Kjo shënon herën e parë që ky Këshill drejtohet nga Shqipëria, pasi për 6 vjetët e fundit sekretar i përgjithshëm ka qenë serbi Goran Svilanović.