Majlinda përsëri e Artë

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka fituar titullin e tretë evropian në xhudo

Në kampionatin Evropian që u mbajt në Varshavë të Polonisë Majlinda Kelmendi fitoi në finale kundër ruses Alesya Kuznetsova, shkruan rtv21.tv.

Rrugës për finale Kelmendi në raundin e dytë  mposhti britaniken Chelsie Giles, në çerekfinale zviceranen Evelyne Tschopp dhe në gjysmë finale portugezen Joana Ramos.

Në kategorinë deri 52 kilogramë kjo është medalje e tretë e artë për Majlindën, kurse xhudistja numër 1 në botë ka edhe një medalje të bronztë.

Majlinda ishte një nga 4 kosovaret që mori pjesë në këtë Kampionat Evropian, përveç tani kampiones së shpallur Majlinda Kelmendi, pjesëmarrëse ishin edhe Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Fjolla Kelmendi.

Videon e plotë të finales mund ta ndiqni më poshtë.

Në vazhdim mund ta ndiqni edhe videon e ceremonisë së ndarjes së çmimeve ku Majlinda pranon Medaljen e Artë

/21Media

Back to top button