Në finale Majlinda mposhti italianen, Odette Giuffrida

Në finale Majlinda mposhti italianen, Odette Giuffrida

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi, të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kampionia olimpike e Kosovës fitoi pesë ndeshjet e zhvilluara. Në ndeshjen e parë mposhti garuesen nga Ivori Kosti, Salimata Fofana, kurse në ndeshjen e dytë mposhti garuesen nga Kazakistani, Anna Kazyulina. Në çerekfinale ajo fitoi kundër koreanes, Da Sol Park. Ndërsa, për të arritur në finale, Majlinda mposhti garuesen britanike, Chelsie Giles

Në finale, Majlinda Kelmendi mposhti me ipoon italianen, Odette Giuffrida, pas një luftë të ashpër që zgjati rreth 10 minuta. Italianen e kishte mundur edhe në finalen e Lojërave Olimpike Rio 2016.

Në përgjithësi, Majlinda fitoi pesë luftëra, të cilat i sjellin edhe 1 mijë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020./21Media