Kelmendi në raundin e tretë mposhti polaken, Agata Perenc

Kelmendi në raundin e tretë mposhti polaken, Agata Perenc

Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë kampionatin botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Kampionia Olimpike shënoi dy fitore, ndërsa një e kaloi pa luftë, për t’u kualifikuar në çerekfinale, në një konkurrencë tejet të fortë.

Kelmendi në raundin e dytë mposhti Lux Olvera të Meksikës, ndërsa në raundin e tretë polaken, Agata Perenc.

Në çerekfinale, Majlinda takohet me japonezen, kampione e botës 2017 dhe nënkampione e botës 2018, Ai Shishime, nga e cila ishte mposhtur në botërorin e 2017-tës./21Media