Kampionia Olimpike Rio 2016, Majlinda Kelmendi, do të jetë e pranishme në "Ditën Olimpike 2019"

Kampionia Olimpike Rio 2016, Majlinda Kelmendi, do të jetë e pranishme në “Ditën Olimpike 2019”

Majlinda bashkë me trajnerin kampion Olimpik, Driton Kuka, do të bëjnë hapjen e edicionit të tetë të Ditës Olimpike, në njërën nga 25 komunat, në të cilat do të organizohet aktiviteti.

Pjesëmarrës pritet të jenë rreth 15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë (2008). Hapjen e Ditës Olimpike nëpër qytete, pritet ta bëjnë drejtuesit e komunave, si dhe figura të larta shtetërore, sportive e kulturore.

“Dita Olimpike 2019” organizohet më 27 maj (e hënë), me fillim në ora 09:30./21Media