Hapat e parë të krenarisë së Kosovës në xhudo

Hapat e parë të krenarisë së Kosovës në xhudo

Majlinda Kelmendi sot është njëri prej emrave me të rëndësishëm të sportit kosovar. Xhudistja ka arritur që ta sjell për herë të parë në Kosovë një medalje olimpike në vitin 2016.

Por kjo nuk është e vetmja, medaljet e saj të arta tashmë nuk paraqesin risi, pasiqë vajza nga Kosova ka fituar epitetin e artë falë triumfit nëpër gara të ndryshme të xhudos,  shkruan rtv21.tv.

Në këtë muaj Majlinda medalje të Artë ka fituar në Garat Evropiane të Minskut.

Krenaria e Kosovës, talentin e saj në xhudo e ka shfaqur qysh në fëmijëri e në rrugëtimin e saj rol kyç ka luajtur trajneri Driton Kuka.

Nëpër rrjetet sociale janë publikuar fotografi që shfaqin Majlindën edhe Dritonin në vitin 2000, kur xhudistja ishte 9 vjeçe./21Media