Kelmendi fitoi 252 pikë Olimpike

Kelmendi fitoi 252 pikë Olimpike

Pas një kohe të gjatë, kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi, mbeti pa medalje në një garë. Xhudistja kosovare u mund nga spanjollja, Ana Perez Box, në luftën për medaljen e bronztë, në Grand Prixin e Budapestit të Hungarisë, kategoria -52 kg. Me vendin e pestë, Majlinda fitoi 252 pikë Olimpike.

Pas pak, Nora Gjakova do të luftojë për medaljen e artë. Gjakova (-57 kg) mposhti në gjysmëfinale Miryam Roper të Panamasë. Në finale takohet me Rafaela Silva të Brazilit.

Ndërsa, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Xhudistja jonë, u mposht në finale nga japonezja Funa Tonaki, pas shënimit të artë, kategoria -48 kilogramë. Distria fitoi tri luftëra, ndërsa një e kaloi pa luftë. Ajo fitoi 490 pikë të reja Olimpike për Tokio 2020. / 21Media