Majlinda mposhti edhe italianen, Giuffrida Odette

Majlinda mposhti edhe italianen, Giuffrida Odette

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi arriti në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi.

Kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmend fitoi katër ndeshjet e zhvilluara. Në ndeshjen e parë mposhti garuesen nga Ivori Kosti, Salimata Fofana, kurse në ndeshjen e dytë mposhti garuesen nga Kazakistani, Anna Kazyulina. Në çerekfinale ajo fitoi kundër koreanes, Da Sol Park.

Ndërsa, për të arritur në gjysëmfinale, Majlinda mposhti garuesen britanike, Chelsie Giles. Në Finale do të përballet me Italianen, Giuffrida Odette.

Kosova është duke u përfaqësuar nga 4 garues. Nesër, Akil Gjakova do të përballet me garuesin nga Arabia Saudite, Andulelah Albali. Ndërsa, pasnesër Loriana Kuka do të përballet me garuesen nga Uzbekistani, Nodira Yuldasheva./21Media