Trajneri Driton Kuka ka konfirmuar se Kampionja e Xhudos, Majlinda Kelmendi nuk ka “Facebook e as Instagram”

Trajneri Driton Kuka ka konfirmuar se Kampionja e Xhudos, Majlinda Kelmendi nuk ka “Facebook e as Instagram”

Dikush në emër të Kampiones se xhudos, Majlinda Kelmendit ka hapur një fan page ku po shpërndahen lajme të rreme.Profili në rrjetin social Facebook që ka mbi 30 mijë ndjekës dhe pëlqime është profil i rremë. Këtë e ka konfirmuar trajneri i Majlindes, Driton Kuka.

Disa nga portalet kanë rënë pre e këtij mashtrimi dhe kanë publikuar lajme mbi informacionet e shpërndara në këtë faqe.

“Majlinda ska facebook as instagram as asnjē rrjet tjetër social!
Miq të nderuar, media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës!” është shprehur Kuka.
Ju lutem që ky status të publikohet dhe të luftohet kjo dukuri në emër të Kampiones tonë!!!
Mediat sidomos elektronike të gjitha e dijnë që Majlinda ska fb prandaj lajmi i jepur prej disa portaleve është jo korrekt dhe për përfitime të ulta!” ka shkruar ai në facebook./21Media