Makina përplaset me kamionin, vdes 63-vjeçarja, 3 të lënduar

Aksident në Shkodër

Një 63-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, pranë fshatit Shtoj i Vjetër.

Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të lënduar edhe 3 persona të tjerë.

Nga informacionet e para raportohet se një mjet tip Benz është përplasur me një kamion rreth orës 17:50.

Të lënduarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./oranews

Back to top button