Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur sonte në zonën e njohur si ferma në periferi të Fierit.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë.

Dy të lënduarit janë drejtuesit e makinave, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

Dyshohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi të dyja makinat kanë dalë nga rruga dhe njëra është përmbysur.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, raporton oranews.