Sonte në emisionin “Debat Përnime” po diskutohet për Arsim, Kulturë e Sport

Sonte në emisionin “Debat Përnime” po diskutohet për Arsim, Kulturë e Sport

Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Vesel Makolli, ka thënë se moskakreditimi i disa Univeristeteve Publike dhe Kolegjeve Private tregon se ka filluar një rregull në arsimin e lartë.

Makolli ka thënë se duhet të analizohet mirë situata nëse ka nevojë Kosova të ketë gjithë këto Universitete.

“Universitetet publike janë hapur në kohën e fushatave dhe ne mendojmë që duhet të analizohet mirë e mirë situata, duhet të analizohet se a ka nevojë Kosova me këtë popullsi dhe territor me i pas gjitha këto Universitete. Fakti që nuk janë akredituar disa Universitete publike dhe Kolegje private, tregon se ka filluar një rregull”, ka thënë Makolli./21Media