Në 35 vjetorin e rënies, Veseli ka përkujtuar dy figura kosovare të rezistencës për liri e pavarësi

Loading...

Në 35 vjetorin e rënies, Veseli ka përkujtuar dy figura kosovare të rezistencës për liri e pavarësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkutjuar në 35-vjetorin e rënies Rexhep Malën e Nuhi Berishën.

Veseli është shprehur se ‘Pushka e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmuan se rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme.

“Pas pranverës së vitit 1981, regjimi jugosllav haptas pretendonte se e kishte shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë. Pushka e Rexhep Males e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërtën: rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme. Ajo vetëm sa do të bëhej edhe më e fuqishme. Vitet më pas e vërtetuan këtë. Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Veseli në facebook.

Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha kanë rënë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative./21Media