Drejtori i Festivalit Nërkombëtar të Animacionit Melbourne vjen në Anibar me dy prezantime

Drejtori i Festivalit Nërkombëtar të Animacionit Melbourne vjen në Anibar me dy prezantime

Malcolm Turner, udhëheqësi i Festivalit Ndërkombëtar të Animacioni në Melbourne do të jetë prezent në edicionin e tetë të Anibarit, për të prezentuar 2 programe speciale qe ka kuruar për festivalin Anibar. Malcolm po sjell në Anibar filmin Grendel, Grendel, Grendel nga Alex Stitt, i cili është film i bazuar në romanin me emër të njejtë. Ai do e prezantojë filmin, dhe më pas do të flasë edhe për regjisorin e filmit, dhe do të shpërndajë edhe te shikuesit 2 kopje të librave të Alex Stitt.

Prezentimi i dytë do të jetë i shkurtër, ku Malcolm do e prezentojë programin e filmave Australian Showcase. Pas prezentimit pasojnë 17 filmat më të mirë e më të fundit të animuar Australianë, të mbledhur në një program dhe të selektuar vetëm për publikun e Anibarit.

Australian Showcase Program me prezentim të M.Turner do të mbahet të Martën më 15 Gusht, prej orës 12:00 në kinemanë Jusuf Gervalla.
Grendel, Grendel, Grendel bashkë me prezentim fillojnë në orën 14:00, të Enjten me 17 Gusht./21Media