21-vjeçari ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë

21-vjeçari ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë

Sulmuesi brazilian është lënduar në ndeshjen e së mërkurës në Kupën e Mbretit.

Barcelona është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Mbretit në Spanjë, por ka humbur për dy javë sulmuesin brazilian, Malcom.

21-vjeçari ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë që do ta lërë jashtë fushave për sfidat e radhës përballë, Espanyolit, Tottenhamit në Ligën e Kampionëve dhe Levantes për javën tjetër.

Pas një starti të vështirë, Malcom ka filluar të luajë më shumë në ndeshjet e fundit me skuadrën katalanse.