Nga futbolli në tenis

Nga futbolli në tenis

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, do të nisë karrierën si teniser.

Në 26 qershor, 48-vjeçari do të marrë pjesë në turneun e tenisit Challenger të Milanos, në kategorinë dyshe.

Maldini mori një “wildcard” për të luajtur në këtë turne së bashku me Stefano Landonion.

Challenger-i i Milanos është një turne që e kanë fituar tenistë të njohur si Teymuraz Gabashvili, Albert Ramos, Tommy Robredo, Filippo Volandri, Federico Delbonis apo kampioni në fuqi Marco Cecchinato.

Ndryshe, Maldini kishte një karrierë të bujshme në futboll./21Media