Maldini me djalë janë prekur nga koronavirusi

Maldini me djalë janë prekur nga koronavirusi

Ish-kapiteni dhe legjenda e Milanos, Paolo Maldini doli pozitiv në testin e virusit Covid-19. Po ashtu, edhe djali i tij, Daniele Maldini është diagnostifikuar me virusin Covid-19.

Me virusin COVID-19 është prekur edhe një lojtar i klubit italian, Juventusit. Fjala është për Paulo Dybala-n, rezultatet e të cilit dolën pozitive me virusin Covid-19. Dybala është bërë lojtari i tretë me koronavirus në ekipin e Juventusit.

793 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Itali si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 4 mijë e 825 numrin e viktimave. Rastet e të prekurve të rinj u rritën me 4800 në një ditë dhe në total arritën rreth 53 mijë 578.

Zona më e prekur nga koronavirusi është ajo e Lombardisë, ku sipas autoriteteve zyrtare ditën e fundit kanë humbur jetën 546 persona. Numri total i të shëruarve deri më tani në Itali është 6 mijë 72, kurse 2 mijë 857 aktualisht janë në gjendje kritike./21Media