Malësia e Shkupit dhe Kumanovës në flakë

Nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka kapluar këto zona

Me fshesa dhe pompa, punëtorët e ndërrmarjes “Pyjet e Maqedonisë” po tentojë ta shuajnë zjarrin në majën e zezë në Bellanoc, Strimë dhe Hotël. Kjo është dita e tretë që ka kapluar këto pyje dhe mbi 200 hektarë sipërfaqe janë duke u djegur.

“Ekipi i TV 21 për momentin gjendet në majën e Zezë, në Bellanoc, ku zjarri i madh po vërshon këto pyje. Pikërisht këtu gjindet ekipi nga ndërrmarja Pyjet e Maqedonisë ku po tentojnë ta shuajnë zjarrin.

Më shumë se 13 orë, pylltarët po përballen me flakët e zjarrit, por kanë vështirësi për shkak të erës së fortë. Florim Zeqiri, njëri prej tyre thotë se kjo që po ndodhë është e tmerrshme dhe një masakër për natyrën. Sipas tij, ata po bëjnë çmos për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

“Shumë e kemi të vështirë ta ndalim këtë zjarr. Zjarri ka që është tre ditë. Shakqet nuk i dimë, zjarri është te trekëndëshi Kosovë-Maqedoni-Sërbi”, tha ai.

Drejtori i njësisë rajonale të Pyjeve të Maqedonisë, Vait Saiti thotë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Sips tij, të gjitha ekipet janë në terren dhe po bëjnë përpjekje shuarjen e tij.

Drejtori nga pyjet e Maqëdonisë nga rajoni i Kumanovës, Vait Saiti thotë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Ai shton se ekipi është në terren dhe po punojnë në shuarjen e zjarrit.

“Sot jemi të gjithë të aktivizuar. Deri 90 përqind është legalizu zjarri. Zjarrëfikësit janë në terren në Strimë. Shpresojmë se sonte do të legalizohet në fshatin Hotël dhe Strimë. Pika e tretë është ka ana e Shkupit, Radishanit dhe ka ardh ka ana e Kumanovës, për aty skemi kushte të dalim. Por kemi informata se do të dalin ajroplana të spërkasin”, tha Saiti.

Më shumë se 24 orë, zjarret kanë përfshirë edhe Malin e Zi të Shkupit, në rajonin malor mbi fshatrat Bullaçan dhe Rashtak. Ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim si dhe ato të brigadës së zjarrëfikësve njoftuan se me vështirësi po depërtojnë për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim theksuan se kanë angazhuar ekipet në terren, përfshirë edhe dy aeroplanë për shuarjen e zjarrit. Zvonko Tomevski, komandanti i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit tha se që terreni është i keq dhe se vështirë po arrijnë të mbrrijnë në vendin ku ka kapluar zjarri.

Ky është zjarri i dytë në këtë anë, për vetëm katër ditë, pas shuarjes së zjarreve të para që ishin lokalizuar nga banorët lokal./21Media

Back to top button