Mali i Zi mbështet Kosovën për anëtarësim në KE

 
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka falënderuar homologen Vjosa Osmanin për mikpritjen në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë
Ai ka thënë se Mali i Zi e mbështet Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës duke e cilësuar këtë si gjë pozitive edhe për vet Evropën, përcjell portali rtv21.tv
“Mali i Zi në tetor të vitit 2008 ka pranuar Pavarësinë e Kosovës, dhe menjëherë është treguar i qartë qëndrimi ynë drejt intensionit të Kosovës të bëhet pjesë e organizatave të ndryshme evropiane.. është tërësisht e logjikshme që po e mbështesim këtë intencion të Kosovës “, tha ai.
Gjukanoviq theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të zi janë të shkëlqyera, duke vlerësuar se të dy shtetet synojnë integrimet evropiane,
Tutje shtoi se me raport të mirë midis dy shteteve dërgohet mesazh që marrëdhëniet e tilla janë të mundura në Ballkanin Perëndimor.
Sa i përket raportit të Kosovës me Serbinë, ai tha se Mali i Zi mbështet dialogun , duke sugjeruar për konsistencë, pasi që sipas tij kjo është çështje që prek edhe stabilitetin e rajonit.
Gjukanoviq po ashtu ka ftuar osmanin për vizitë në Mal të Zi./21Media

Back to top button