Mali i Zi ndër të parët do të nënshkruajë Protokoll për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO

Zaev është takuar me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi

“Mali i Zi, liderët e tij politikë dhe populli i vendit ishin dhe kanë mbetur vazhdimisht me ne, me mbështetje për proceset e mbylljes së çështjeve të hapura të fundit me fqinjët, që e filluam për shkak të zhbllokimit të aspiratave euroatlantike të vendit tonë. Jemi të bindur se Mali i Zi edhe më tej do të jetë miku dhe aleati ynë në procesin e inkuadrimit të vendit tonë në NATO, dhe vend partner nga i cili do të inspirohemi nga përvoja e tyre nga negociatat me BE-në”.

Këtë e theksoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në takimin me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, i cili është për vizitë zyrtare në vendin tonë, duke shtuar se edhe të dyja vendet mbesin të përkushtuara në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe para të cilave qëndron spektër i gjerë i mundësive, veçanërisht në pjesën e ekonomisë, shkruan TV21

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryetari i Kuvendit malazez theksoi se vendi dhe populli i tij gëzohen në sukseset dhe progresin e Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se Kuvendin që e prezanton do të jetë ndër të parit që do ta nënshkruajë Protokollin për inkuadrimin e vendit tonë në NATO.

Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se edhe të dyja vendet mbesin konsekuentë në përkushtimin e vet që t’i mbështesin proceset pozitive në rajon që të mbyllen në kënaqësinë e të gjithëve çështjeve tjera të hapura midis disa fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, edhe Evropës edhe botës t’i ofrojnë rajon të gatshëm që të jetë i pranishëm në integrimet evropiane dhe atlantike, qëndron në kumtesë.

Back to top button