Edhe lojtarët Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç mbrëmë u tërhoqën

Edhe lojtarët Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç mbrëmë u tërhoqën

Mali i Zi shkarkoi menaxherin e tij serb, Ljubisa Tumbakoviç pas refuzimit të tij për të qenë i pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kosovës.

Tumbakoviç, 66 vjeç, thuhet se u vu nën presion nga autoritetet serbe në Beograd, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, raporton BBC.

Edhe lojtarët e lindur në Serbi, Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç u tërhoqën.

Federata e futbollit e Malit të Zi (FSCG) e quajti vendimin e Tumbakoviç një “surprizë të pakëndshme”.

Ndeshja e Grupit A ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020” u zhvillua mbrëmë pa shikues në Podgoricë dhe përfundoi me rezultat 1-1./21Media