“Mali i Zi mbështet Maqedoninë në rrugën drejt NATOS”

Xhaferi u takua me Brajoviq

Maqedonia mund të mësoj nga Mali i Zi, anëtari më i ri i NATO-së, që është i gatshëm ta ndihmoj shtetin tonë për anëtarësimin në Aleancën euro-atlantike. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, shprehu besim se me hyrjen e Malit të Zi në NATO, Republika e Maqedonisë fitoi edhe një mbështetës të madh në aspiratat e saja për integrimin në bashkësinë e sigurimit euroatlantik dhe theksoi se anëtarësimi i këtij shteti tregon se dyert e Organizatës mbeten të hapura.

“Të dy shtetet tona, siç konstatuam, nuk kanë çështje të hapura dhe kjo gjë ndikon shumë për bashkëpunimin tonë të mëtutjeshëm. Siç konstatuam së bashku, bashkëpunimi vaçanarisht në sferën e ekonomisë duhet të thellohet dhe duhet të zhvillohen në nivel më të lartë mes institucioneve tona. Do të kisha dashur ta cek bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes, atë mes dy ushtrive dhe bashkëpunimin në kartën e Adriatikut”, tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të RM-së, shkruan TV21.TV

Raportet bilaterale mes Maqedonisë dhe Malit të Zi, por edhe bashkëpunimin i këtyre shteteve ishin temat për të cilat Xhaferi bisedoi me kolegun e tij Ivan Brajoviq. Kryetari i Kuvendit t Malit të Zi, Brajoviq, porositi se shteti i tij e mbështet fuqishëm Maqedoninë në proceset euro-atlantike. Brajoviq pozitivisht e ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e deritanishëm të Maqedonisë me NATO Aleancën.

“Parlamenti i Malit të Zi, si dhe i gjithë shteti jonë, është i gatshëm që përvojat në NATO integrimet he në rrugën drejt unionit evropian ti ndajë me miqtë tanë nga Maqedonia me qëllim që sa më shpejtë edhe ata të nisen drejt asaj rruge. Të jem më preciz, sa më shpejtë të nisen në këtë rrugë pasi që ata para nesh veç më ishin në atë rrugë”, tha Ivan Brajoviq, Kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Në delegacioni e udhëhequr nga Xhaferi, janë dhe deputetët Maksim Dimitrievski dhe Xhevat Ademi.

Mali i Zi si anëtarë më i ri i NATO-s mund të ofrojë mbështetje për Maqedoninë. Gjithashtu, kur është fjala për NATO-n vendi ynë mund te mësojë shumë nga Mali i Zi

Në takim me komisionin për mbrojtje dhe siguri të Kuvendit të Malit të Zi, të dyja palët shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm në sferën e mbrojtjes mes dyja shteteve në formë të trajnimeve dhe shkollimit të kuadrove, si dhe pjesëmarrja në projekte të përbashkëta. Xhaferi njëkohësisht ka realizuar takim me krerët e Malit të Zi dhe me presidentin Filip Vujanoviq./21Media

Back to top button