Mali i Zi pa të drejta të plota

Mali i Zi nuk do të jetë anëtar i plotë i NATO-s në samitin e ardhshëm

Mali i Zi nuk do të mund të jetë si anëtar me të drejta të plota të NATO-s në samitin e ardhshëm të Aleancës Veri-Atlantike, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, kah fundi i majit, tha të premten një zyrtar në Bruksel.

Hyrjen e Malit të Zi në NATO, me çka do të bëhej vendi i 29 anëtar i saj, Rusia po e konsideron si provokim, duke shkaktuar ndarje në vendin e vogël me 620.000 banorë, ku opozita pro-ruse po kërkon referendum lidhur me këtë çështje.

Qëkur Mali i Zi në dhjetor të vitit 2015 ishte ftuar t’i bashkëngjitet Aleancës, 25 vende anëtare të NATO-s kanë ratifikuar hyrjen e këtij vendi në NATO, ndërsa një  gjë të tillë e miratoi këtë javë edhe Senati amerikan.

Por, një zyrtar i paemëruar i NATO-s tha se Mali i Zi nuk do të jetë anëtar me të drejta të plota deri në samitin e planifikuar për datën 25 maj, në B

ruksel.

“Holanda nuk do të mund të ratifikojë hyrjen e Malit të Zi në NATO, pasi procedura në parlamentin e Den Hag do të zgjasë të paktën tetë javë”, ka shpjeguar zyrtari në fjalë.

Ndryshe, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq shfaqi shpresën se vendi i tij do të bëhej anëtar me të drejta të plota deri në fillim të samitit. Rusia zgjerimin e NATO-s në Ballkan e ka quajtur provokim, pasi nëse Mali i Zi hyn në NATO, Aleanca Veri-Atlantike do të kontrollojë të gjitha anët e Ballkanit./21Media

Back to top button