Malisheva miraton buxhetin për vitin 2018

14 milionë euro për buxhetin e Komunës së Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka miratuar projekt buxhetin për vitin 2018- 2020, me theks të veçantë buxhetin për vitin 2018, gjatë mbledhjes së tetë të rregullt.

“Buxhetin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi, i cili ka sqaruar edhe mënyrën e hartimit të projekt buxhetit, si dhe mënyrën e hartimit të listës së projekteve për vitet në vijim, listë e cila është përpiluar, duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e banorëve të Komunës së Malishevës.
Buxheti për vitin 2018, do të jetë afër 14 milionë euro (13 822 807 €), kurse buxheti për investime kapitale për vitin 2018, është 4 milion e 392 mijë e 811 euro, thuhet në njoftimin e Komunës.

Po ashtu bëhet e ditur se sot ishte mbledhja e fundit në kuadër të përbërjes aktuale të Kuvendit të Komunës.

Kryetari i Komunës Ragip Begaj me këtë rast ka falënderuar për bashkëpunim duke vlerësuar punën e gjithë anëtarëve të Kuvendit./21Media

Back to top button