Malishevë, aktakuzë për vrasje

Sipas aktakuzës e pandehura N. Rr, për motive të panjohura ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.B

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës N. Rr për shkak të veprave penale “Vrasje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, e cila ndodhet në paraburgim që nga data 18.09.2018.

Sipas aktakuzës, me 04. 08.2018 në fshatin Lladrovc, Komuna e Malishevës e pandehura N. Rr me dashje për motive të panjohura ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.B, ku përderisa ishin duke ecur me automjetet e tyre, në një çast e pandehura e ndal veturën duke shkuar tek vetura e tani të ndjerit është ulur në automjetin e tij, nga çanta e ka nxjerrë revolen dhe të njëjtin e ka qëlluar disa herë në kokë dhe në qafë dhe kështu ka kryer veprën penale “Vrasje“ nga neni 178 të KPRK-së.

“Gjithashtu e njëjta, më parë e deri më 04.08.2018, pa autorizim ka mbajte armë, të cilën edhe e ka përdorur për ta privuar nga jeta tani të ndjerin S.B, dhe kështu ka kryer veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 parag 1 I KPRK-së. Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që e pandehura të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, bëhet e ditur në komunikatë.

Back to top button