Maloku deklarohet rreth korigjimit të kufijve

Maloku deklarohet rreth korigjimit të kufijve

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Fadil Maloku ka komentuar përsëri rreth idesë së ndryshimit të kufijve.

Maloku përmes një shkrimi në facebook ka shtruar pyetjen se: Si mund te lidhet një marrëveshje (aq më pak historike, si po e thonë trojka)me Serbinē, e me inderferencë amerikane, e dyshime gjermane!?,  kur siç shprehet Maloku dihet botërisht se Serbia të gjitha marreveshjeve të deritanishme (Vjenës &Brukselit) u ka bishtëruar?!

“Kjo i bie që, “korigjimi” si ide e dizajnuar dhe e konstruktuar artificialisht, e që po tentohet të “mirëmbahet” fuqishëm pērmes “ofensivave” mediatike të spinit, do të dështoj qëllimisht! Në mënyrë që “fitili” apo vegëza e pretekstit për “riintervenim tē supozuar”, në një të ardhme që ne s’dimë, të (mbahet më parë si bombë e kurdisur)“aktivizohet” sa herë që i nevojitet…Amerikes (më shumë) dhe Gjermanisë (më pak)!?”, ka shkruar Maloku, duke shtuar se “me u lidhë vetë, ska kush tē zgjidhë”.

“Populli ynë e ka një thënie të njohur për këtë situatë; “Me të lidhë DIKUSH (Amerika e Gjermania), ZGJIDHESH, e me u lidhë vetë (Thaçi&Vuçiq), ska kush tē zgjidhë””, ka shkruar më tutje profesori universitar.

Ideja e presidentit Hashim Thaçit për ndryshim të kufijve ka ngjallur debat të zhurmshëm në vend dhe më gjerë./21Media