Maloku: Gjuha (“take it or leave”) e Kurtit dhe e Mustafës, është “gjuhë”e sikleteve

Sipas Malokut, koalicioni LDK-VV,  duket që edhe nga miqtë tanë globalist, që nga fillimi ishte parë si “imposibble mission”

Profesori i Sociologjisë në UP, Fadil Maloku ka kritikuar LDK-në dhe VV-në për mos formimin e koalicionit. Maloku përmes një shkrimi, së fundmi ka theksuar se Isa Mustafa nuk është politikan i shkathët, siç ishte menduar.

“Dhe, LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer të LVV-së. Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës okupohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por këtë që e kam okupuar mbetet i imi!?” (Isa Mustafa) Isa Mustafa, me paragrafet e mësipërme, zbulohet shumë qartë, se Ai; nuk ka qenë dhe nuk është fare politikan i shkathët, ashtu si është menduar shkaku i bagazhit dhe trashëgimisë nga fahu komunist! Këtë epitet po duket ia kanë vë ata që ose i ka pasë ky në varësi, ose që e kanë shantazhuar (me siguri për arsye të ndonjë afere, skandali, apo mozallah ndonjë…!). Sepse, s’ka asnjë logjikë e kuptim që me të vetmin pretendent për koalicion, që e ka ai në horizont të sillet dhe të përdoret gjuha tipike e sikletit dhe refuzimit.”, ka shkruar Maloku.

Koalicionin LDK-VV, sociologu i njohur kosovar e ka quajtur lojë dhe improvizim për një partneritet të nevojshëm, derisa ka shtuar se ky koalicion nga partnerët dhe miqtë e Kosovës ishte parë si i pamundur.

“1. Koalicioni midis Ldk-s dhe VV, ishte krejt një lojë, dhe pēr qëllim të vetêm kishte; gjetjen e njè modus vivendi, pēr ta “arsyetuar,” pamundësinë e bërjes sê “marteses” mes këtyre subjekteve.

2. Koalicioni midis Ldk-s dhe VV, ishte dhe do mbetet një improvizim për një partneritet kinse të nevojshëm (në fakt të imponuar), por, asesi të dëshiruar dhe të mundur, e të lejuar nga akterët lokal e rajonal. Të cilët qëllimet e tyre strategjike, po dëshmojnë që me këtë koalicion e kanë të pamundur t’i realizojnë…

3. Koalicioni midis Ldk-s dhe VV, duket që edhe nga partnerēt dhe miqtë tanë globalist, që nga fillimi ishte parë si një “imposibble mission”! Sepse, këtyre miqëve, thjesht u kanë mbetë do “punë” të nisura… më heret, e të pakryera ende. E që s’kanë të bëjnë fare (qysh mundet dikush të mendoj; për shtetndërtimin) as me proceset e” denacifikimit” (të serbëve në Serbi, qysh është dashur me ndodhë), e as me ato të “puritanizimit” (që do duhej të ushtrohej mbi shoqërinë kosovare), e as me zhveshjen e plote nga “fajsia” të ca politikanëve të pasluftes nga Serbia e Kosova…, por, thjesht me strategjitë, gjeopolitikën dhe rikonfigurimet e reja në rajon dhe kontinent.”, ka shkruar Maloku.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje sot ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin për mandatar të qeverisë. Ai tani brenda 15 ditësh duhet të paraqesë përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e ka dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës. Sipas presidentit, ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin të institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë./21Media

Back to top button