Sipas Malokut, rasti i helmimit të komisionerëve është kulmi i dyshimit të veprimeve diversante të Serbisë në Kosovë

Sipas Malokut, rasti i helmimit të komisionerëve është kulmi i dyshimit të veprimeve diversante të Serbisë në Kosovë

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Fadil Maloku së fundmi ka komentuar çështjen e 26 komisionerëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.

Maloku ka theksuar se helmimi i 26 komisionerëve është diversion (sikurse ai i 1990-ës) i Serbisë, me ç’rast ai më tutje ka komentuar këtë çështje në tri pika.

“1. Kur isha anëtarë i KQZ-s, që nga viti 2013 pata paralajmëruar se nëse serbet lokal i lëmë të votojnë me dokumenta tē Serbisë, do kemi shumë probleme; etnike (se do fryhet numri i banorëve serb); e sidomos sosh politike (se do rritet shumë ndikimi i Serbisë në skenën politike, gjë që edhe ndodhi me Lista “Srpska”).

2. Atëbotē, ma patën zēnē për të madhe, për këtë paralajmërim; sa qē mu lëshuan mbi supe me parti e me ca medie mercenenare lokale, për t’u dorëhequr! Natyrisht, nuk dhash dorëheqje, përkundër gjithë asaj trysnie publike e jo publike (lexo; joshjeje e shantazhi!). Për çka ish Presidentja e “zarfit” më “shpërbleu” me shkarkim.

3. Tani fryerja (kjo në fakt vjedhje industriale) e votuesve serb, në zgjedhjet e sivjetme, vetëm sa ma dëshmon se kisha shumë të drejtë. Bile, kjo që ndodhi sot ne QNR-, me helmimet e komisionerëve, me rastin e kontaktit fizik me zarfat votues, është kulmi i dyshimit të veprimeve diversante (në mos edhe terorriste!) të Serbisë në Kosovë.”, ka shkruar së fundmi Maloku.

Ndërkohë, sot presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që rasti i helmimit të zyrtarëve të hetohet deri në fund./21Media