Maloku: Kjo qeveri ka me u mbajt mend që e ka tmerru Serbinë me taksë

Vasolli: Ne nuk kemi arritur me kohë me komuniku pse po e vendosim këtë taksë

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, dialogu me Serbinë dhe takimi i liderëve të Ballkanit Përendimor ishin disa nga temat të cilat u diskutan gjatë emisionit “Click”, në RTV 21.

Po ashtu u fol edhe për taksën 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe të importuara në Kosovë, shkruan rtv21.tv.

Sociologu, Fadil Maloku vlerësoi se taksa është një prej vendimeve më të mira që ka marr Qeveria e Kosovës. Sipas tij kryeministri Ramush Haradinaj më parë do të dorëheqej nga posti i kryeministrit se sa që do të tërhiqet nga vendimi për taksën 100%.

“Kjo qeveri edhe ky kryeministër ka me u mbajt mend që e ka tmerru Serbinë me taksë… unë jam shumë i bindun se e njoh edhe personalisht zotin Haradinaj nuk do të jap dorëheqje shkaku i taksës, ai më parë do të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit se për shkak se do ta formalizojë me votë elektorale edhe është e drejtë e tij se është në politikë.”. tha ndër tjerash Maloku.

Në anën tjetër njohësi i çështjeve evropiane,  Besnik Vasolli vlerësoi se vendimi për taksën është i duhur mirëpo sipas tij, para se të vendosej kjo taksë Kosova duhej që të fliste edhe më herët rreth kësaj çështje.

“Ne nuk kemi arritur me kohë me komuniku pse po e vendosim këtë taksë jo që kemi gabu ose që jemi ngut, por unë mendoj se është dashtë me u shfrytëzu kanalet diplomatike shumë më mirë, me bë vërejtje shumë më të mëdha rregullisht.”, tha ndër tjerash Vasolli./21Media

Back to top button