"Në psikologjinë politike është një thënie, ku thuhet se në jetën reale, secili agjens social zakonisht merr atë që shquhet dhe identifikohet si “porcion pedagogjik”"

“Në psikologjinë politike është një thënie, ku thuhet se në jetën reale, secili agjens social zakonisht merr atë që shquhet dhe identifikohet si “porcion pedagogjik””

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku përmes një shkrimi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 06 tetorit.

Maloku në shkrimin e fundit ka deklaruar se në zgjedhjet e sivjetme parlamentare nuk ka fituar vetëm opozita, por e tërë Kosova.

Sociologu, duke shtjelluar më tutje temën ka theksuar se nga zgjedhjet e 06 tetorit ka fituar ish-opozita, qeveria dhe qytetaria, shkruan rtv21.tv

“1. Fitoi ish OPOZITA, sepse, dëshmoi besimin dhe lartësimin e ideve dhe preokupimeve të përditësuara qytetare siq ishin; papunësia, varfëria, krimi, korrupsioni, etj. Ndërkaq, më pak ato të temave mbi; dialogun me Serbinē, taksën, vizat, migrimin, etj.

2. Fitoi edhe ish QEVERIA, sepse, disi u lirua nga barra e rëndë e të qenit me çdo kusht “online” kujdestare dhe përgjegjëse, e gjitha zhvillimeve (duke mos përjashtuar këtu as kodifikimin e krimit dhe të korrupsionit enorm!) dhe proceseve që i kaloi Kosova me; demarkacionin, taksën, Fsk-n, etj. “Lirimi” i saj nga përgjegjësia, në një mënyrē e amnestoj ate nga ripërsëritja e gabimeve si në rrafshin kombëtar ashtu edhe ate shtetëror;

3. Fitoi dosido QYTETARIA, sepse, zgjedhjet janë zakonisht një lloj gare midis vlerave dhe jo midis monopoleve, sado të rëndësishme që të jenë ato përnga “pesha specifike”. Nē kētë kontekst pra, fitoj Kosova, sepse, me vetëm një dekadë shtet, ajo i dha leksione gjithë rajonit se si mund, si duhet, dhe si menagjohen zgjedhjet. Qoftë edhe kur nga kundershtarët ideologjik e politik zgjedhjet nacionale e pranojnë si humbjen (gjesti i Kryetarit të PDK-s) ashtu edhe fitorën (gjesti i kryetarit të VV). Pra, akti i votimit, i pjesëmarrjes dhe i shijes së zgjedhjes së subjektit dhe kandidatit, tregon qartē si rëndësinë ashtu edhe peshën valide në tregun politik të një vendi siq është Kosova…”, ka shkruar Maloku.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka numëruar 100% të votave të rregullta për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 202.968 vota apo 25,49%, Lidhja Demokratike e Kosovës 197.702 vota apo 24,83% dhe Partia Demokratike e Kosovës 169.211 vota apo 21.25%./21Media