Maloku: Pakënaqësia sociale po rritet shkaku i frustrimit

“Rebelimi nuk ndodhi edhe nga shkaku qytetarëve kosovar iu imponuan përmes “infuzionit të karotës””

Sociologu i njohur Kosovar, Fadil Maloku ka theksuar se problemet sociale dhe ato ekonomike në Kosovë, janë tema që vazhdimisht po thellohen dhe po tendosen pandalur.

Kjo sipas Malokut po bëhet “duke krijuar një distancë të lartë klasore e shtresëzuese, midis shumë të pasurve (ose mbi: 0.1%) dhe të shumë varfërve (ose mbi: 23%). “

Sipas shkrimit të fundit të Malokut, distanca klasore mund të prodhojë situata acaruese dhe sipas tij, është fat që deri nuk ka ndodhur ndonjë konflikt social.

“Kjo distancë klasore dhe shtresëzimi social, në të ardhmen nëse nuk i rrimë gati si shoqëri dhe si shtet mund të prodhojë shumë lehtë situata të pakëndshme acaruese. Është fatlume që deri më tani, ky ashpërsim i panatyrshëm dhe shumë dinamik midis këtyre shtresave, nuk prodhoi ndonjë rebelim e konflikt social…!

Natyrisht, ashpërsimi nuk prodhoi buntin apo edhe ndonjë rebelim të fuqishëm vullkanik social fal “shkathtësisë” (lexo: manipulimit!)së klasës politike, që i zëvendësoj tezat e problemeve sociale (varfëria dhe hendeku i rritur social) me tezat dhe shqetësimet politike (asociacioni, demarkacioni, taksa, faksioni në LV, etj.) Pra, rebelimi nuk ndodhi edhe nga shkaku qytetarëve kosovar iu imponuan përmes “infuzionit të karotës”, agjenda e tema nga më të ndryshme politike që në fakt ishin më shumë të interesit të miqve kontinental e global, se sa tonat. Qeveria në ardhje, duhet ta ketë shumë parasysh këtë indikator, ndryshe frustrimi dhe akumulimi i pakënaqësisë mund të shpërthej dhe të kthehet në bumerang…”, ka shkruar së fundmi Maloku./21Media

Back to top button