Maloku për dialogun: Përfaqësimi nga Shpend Ahmeti është jo legjitim

Maloku thotë se Shpend Ahmeti nuk është përfaqësues i Kuvendit

Kuvendi i Kosovës të shtunën zgjodhi Delegacionin Shtetëror për dialogun me Serbinë, të cilin do ta drejtojnë së bashku Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Sociologu Fadil Maloku vlerësoi se përfaqësimi i Kosovës nga Shpend Ahmeti është jo legjitim.

“Përfaqësimi nga Shpend Ahmeti është jo legal dhe jo legjitim për shkak se Shpendi nuk është përfaqësues i Kuvendit, ai është kryetar i një komune,  është kryetar i një subjekti i cili ka dalë… edhe faktikisht nuk ka as legjitimitet për shkak se nuk e ka testu madhësinë me votë elektorale”, tha Maloku, përcjell rtv21.tv.

Ai paraprakisht deklaroi se tani për tani  bota është në një kaos, e që sipas tij  konditat fundamentale të globalizimit i ka lëvizur ardhja e Donald Trump në krye të Amerikës.

“Duke marrë parasysh që Kosova në fakt është produkt i këtyre proceseve globale është produkt i globalizmit kur Amerika në vitet 1999 ishte në maje alfa dhe omega vendoste çdo gjë edhe si produkt i saj është fati ynë historic, këto ngjarje që po ndodhin në nivel global këto reflektohen edhe në rajon, duke analizuar reflektimin e këtyre ngjarjeve në nivel global në rajonin e Ballkanit Perëndimor i cili ka filluar të rikonfigurohet atëherë .. është pak banale që krejt dialogu është improvizim.”, tha Maloku.

Delegacioni i Shtetëror i bisedimeve me Serbinë është zgjedhur me 15 dhjetor, udhëheqës të delegacionit janë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ndërsa anëtar janë Enever Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli , Visar Ymeri ( vend i rezervuar për opozitën), Dugagjin Gorani (vend i rezervuar për opozitën), Mahir Jagcilar, anëtar Dardan Gashi dhe një anëtar nga shoqëria civile./21Media

 

Back to top button