Maloku: Pse dhe si e përdorin politikanët facebook-un?

Sipas sociologut, “vetmia” e prononcimeve përmes medieve sociale, në fakt mendohet se e neutralizon deri diku dinamikēn kohore të komunikimit me publikun

“Komunikimi sociopolitik midis publikut të gjerë dhe politikanëve, në kohën tonë është bërë një lloj trendi refleksiv i posmodernitet”, kështu është shprehur sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku.

Sociologu përmes një shkrimi është shprehur se ky trend realisht po e pamundëson interferimin e pozicionit (“sandwich”) tradicional të gazetarit, në raport me politikën, ku sipas Malokut, rëndomë gazetari ishte ai katalizatori apo “transmetuesi” fizik midis publikut dhe qytetarit.

Maloku më tutje, duke shtuar edhe disa pika rreth kësaj çështjeje shprehet se me revolucionarizimin e teknologjisë informative ky “standard” mediatik po pëson ndryshime rrënjësore.

“Në rastin e rrjetëzimit social në shoqërinë kosovare, ky trend do shtoja, akoma (më shumë po imponohet si “produkt” i një imitimi të verbër social, se sa i ndonjë fasciliteti të ri politik!) nuk e ka arritë nivelin e ndërkomunikimit masiv.

Që nënkupton, se politikanët tanë akoma s’e kanë të qartë komunikimin përmes medieve (rrjeteve) sociale. E në veçanti atij të facebookut, prej nga zakonisht bëhen alternimet dhe pozicionimet pro et contra; ngarjeve, dukurive apo edhe pononcimeve politike. Sepse, duke e pamundësuar feedback-un gazetaresk, ata faktikisht publikun e gjerë e privojnë nga “sharmi, joshja” dhe gjykimi e qëndrimi spontan.

Që realisht e tëhuajsojnē si politikanin, ashtu edhe qëndrimin dhe gjykimin e tij, përmes kësaj mënyre komunkimi.

Andaj, “vetmia” e prononcimeve përmes medieve sociale, në fakt mendohet se e neutralizon deri diku dinamikēn kohore të komunikimit me publikun, por, në anën tjetër (me pavetëdije!) e varfëron dhe e tëhuajson si raportin ashtu edhe pozicionin (“sandvich”) tradicional të publikut dhe gazetarit”, ka shkruar Maloku./21Media

Back to top button