Koncerti do të mbahet në muajin mars

Koncerti do të mbahet në muajin mars

Këngëtari i famshëm, Juan Luis Londoño Arias, i njohur si Maluma do të performojë së shpejti në Shqipëri.

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur kolumbian do të performojë në Shqipëri në muajin mars, më saktësisht më 14 mars, shkruan rtv21.tv

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të artistit, në të cilën publikohen datat e turneve të kolumbianit. Raportohet se biletat e koncertit do të kushtojnë 370 dollarë.

Juan Luis Londoño Arias është lindur në 28 janar të vitit 1994, në qytetin kolumbian të Medellín. Maluma konsiderohet nga kritikët si një nga artistët urbanistik të muzikës me ndikim më të madh në Amerikën Latine, fitues i çmimeve dhe njohjeve të panumërta në botën e muzikës./21Media