Paraqitjet e tij kanë bërë që disa skuadra të interesohen për të

Paraqitjet e tij kanë bërë që disa skuadra të interesohen për të

Manchester United raportohet se ka bërë një ofertë prej 21 milionë paundëve për mesfushorin e Atalantës, Dejan Kulusevskin.

Suedezi aktualisht është në huazim tek skuadra e Parma, mirëpo paraqitjet e mira të tij kanë bërë që interesimi për të rritet nga skuadrat evropiane.

Për 19 vjeçarin, interesim kanë shprehur edhe Liverpooli si dhe dy skuadrat e mëdha italiane, Inter dhe Juventus.

Kampioni i Evropës, Liverpooli ka dërguar skautët për të parë nga afër Kulusevskin, por thuhet se drejtuesit e Manchester Unitedit që kanë bërë kontaktet e para me agjentin e lojtariT.

Sipas raportimeve të fundit në Itali, Djajtë e Kuq kanë ofruar rreth 21 milionë paundë për yllin suedez.