Administratorja e cila punon qe 12 vite, tha se ata kanë nevojë për motivim dhe jo për presion

Administratorja e cila punon qe 12 vite, tha se ata kanë nevojë për motivim dhe jo për presion

Një muaj para zgjedhjeve ministri për informatikë dhe administratë Damjan Mançevski takoi zyrtarët shtetëror për tu thënë që mos të frikësohen se nuk do të ketë presion për zgjedhjet lokale. Ai tha se administrata shtetërore ka nevojë për tu motivuar pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, por ai tha se duhet të pajtohemi me këtë fakt se shteti nuk ka para për t’ua rritur rrogat.

“Administrata publike nuk ka pasqyrë të mirë tek qytetarët. Bashkërisht me punë duhet ta përmirësojmë këtë. Mes neve duhet të motivohemi më shumë. Fatkeqësisht për momentin nuk kemi para”, tha Damjan Mançevski, Ministër për Informatikë dhe Administratë.

Administratorja e cila punon qe 12 vite, tha se ata kanë nevojë për motivim dhe jo për presion.

“Njerëzit të cilët punojnë në administratën shtetërore u nevojitet që tu pranohet se janë profesionist dhe jo të vihen në pah apo të shpërblehen për punën e tyre në mënyra tjera”, tha një administratore.

Amasadori Çarls Geret, tha se vitin e kaluar, Bashkimi Evropian Maqedoninë e ka përshkruar si të burgosur sa i përket administratës publike.

“Administrata publike transparente është atëherë kur nuk përzihet shteti. Dhe vetë administrate duhet të bej kornizë në të cilën do të mund të zgjidh ketë situatë”, u shpreh Çarls Geret, ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni.

Ndryshe sipas organizatave joqeveritare në zgjedhjet e fundit parlamentare administrate publike ka qenë nën presion për të votuar për një parti politike. Se si do të rrjedhin zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor pritet që të shihet. Atë që Bashkimi Evropian ka kërkuar prej Maqedonisë në raportet e fundit është ndarja e shtetit prej partisë./21Media