Ndeshja përfundoi me barazim

Ndeshja përfundoi me barazim

Ka përfunduar ndeshja mes Newcastle dhe Manchester Cityt, e vlefshme për javën e 14-të në Premier League.

Djemtë e Pep Guardiolës u ndalën në barazim 2-2 me Newcastle, duke rrezikuar që të thellojnë edhe më tej diferencën me Liverpool, që ka një ndeshje më pak në kampionatin anglez.

Sterling hapi sfidën, duke realizuar në minutën e 22-të për skuadrën e “Qytetarëve”. Mirëpo pa kaluar as 3 minuta vendasit arritën që të barazonin me anë të, Willems.

Në pjesën e dytë, City pati shumë raste shënimi, por nuk u tregua i saktë përpara portës.

Në minutën e 82-të, De Bruyne u duk sikur i dha fitoren skuadrës së Guardiolës, me një supergol.

Mirëpo në minutën e 88-të Shevley, u gjend në vendin duhur dhe barazoi rezultatin e takimit.