“Akuzat për parregullsi financiare ndaj nesh, janë krejtësisht të pavërteta"

“Akuzat për parregullsi financiare ndaj nesh, janë krejtësisht të pavërteta

Ka pasur raportime për mundësinë e përjashtimit të Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve.

Kampionët e ri të Anglisë, kanë reaguar menjëherë ndaj shkrimit nga gazeta New York Times, e cila kishte raportuar që Manchester City është nën hetime nga UEFA dhe mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.

Mediat e huaja kanë raportuar se, City ka shkelur rregullat e fair play financiar dhe kjo do t’i kushtojë me dënim. Në reagimin e Manchester Cityt përmes faqes zyrtare të klubit thuhet se këto janë të pavërteta.

Akuzat për parregullsi financiare ndaj nesh, janë krejtësisht të pavërteta. Ne si klub jemi duke bashkëpunuar me Trupin Hetimor për Kontrollin Financiar të Klubeve (CFBC).Prandaj, Manchester City ka marrë vendim që mos të bëjë komente tjera derisa ky hetim të përfundojë”, thuhet në komunikatë.