Gjobiten edhe me 30 milionë euro

Gjobiten edhe me 30 milionë euro

Manchester City është përjashtuar nga konkurrenca e klubit evropian për dy sezonet e ardhshme pasi u zbulua se kishte kryer “shkelje serioze” të licencimit të klubeve të UEFA dhe rregullave të tjera.

Kampionët janë gjobitur edhe me 30 milionë euro, transmeton 21Media.

Vendimi është subjekt i apelimit në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

Manchester City thotë se ata janë “të zhgënjyer, por jo të befasuar” nga vendimi “paragjykues” dhe do të reagojnë.

Man City besohet se do të çështjen do ta dërgojë në apel kundër aktgjykimit të UEFA-s në gjykatën e arbitrazhit për sport./21Media