Sonte në kuadër të Ligës së kampionëve u zhvilluan 2 ndeshje

Sonte në kuadër të Ligës së kampionëve u zhvilluan 2 ndeshje

Në ndeshjen e parë Manchester City dominoi plotësisht kundër Baselit, duke fituar me rezultat 4 me 0. Golin e parë e shënoi mesfushori gjerman Ilkay Gundogan, me asistimin e Kevin de Bryne në minutën e 14të. Goli i dytë erdhi vetëm 4 minuta më pas. Ishte portugezi Bernardo Silva që dërgoi rezultatin në 2 me 0. Në minutën e 23të, sulmuesi argjentinas Sergio Aguero shënoi golin e radhës, duke dërguar rezultatin në 3 me 0.  Në minutën e 54ërt Ilkay Gundogan shënoi edhe një herë, me asistimin e Sergio Agueros për rezultatin përfundimtar 0 me 4, shkruan rtv21.tv.

Në anën tjetër u zhvillua një derbi i vërtetë në ndeshjen Juventus – Tottenham. Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë për skuadrën italiane, e cila pas një krosimi të Miralem Pjanic nga gjuajtja e lirë, gjeti argjentinasin Gonzalo Higuain i cili pa ndalur topin fare, shutoi dhe shënoi golin e parë. Ende pa u kthjellur mirë skuadra angleze, u akordua penalti për zikatrit, e këtë penalti ishte përsëri Higuain që e shëndërroi në gol në minutën e 9të. Për Tottenham ishte Harry Kane ai që arriti të shënojë gol  në minutën e 35-të për skuadrën londineze, pas topit të Dele Alli-t, ndërsa në minutën e 72të, kur mesfushori danez Christian Eriksen shënoi gol nga gjuajtja e lirë. Tottenham u ndanë shumë të kënaqur nga një ndeshje që filluan në mënyrën më të keqe, tani që do të presin Juventusin në shtëpi, e që kanë shënuar 2 gola si mysafir./21Media