Manchester United dhe Barcelona në garë për sulmuesin e Interit
25 Tetor 2019
United dhe Barcelona pas Martinezit
United dhe Barcelona pas Martinezit
Dy gjigantët evropian janë vënë pas sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. Edhe pse sulmuesi i Interit mund të ketë një klauzolë të lartë për tu paguar, kjo nuk ka penguar dy gjigantët evropian që të interesohen për 22 vjeçarin.
Siç raporton FC Inter News, drejtuesit e të dyja skuadrave tanimë kanë nisur bisedimet e para për argjentinasit, i cili cilësohet të këtë një të ardhme të ndritur.
Argjentinasi ka pëlqyer një marrëveshje të mundshme me Barcelonën, ndërsa Manchester United e ka në krye të listës së tyre së bashku me Erling Haaland.