Klubi anglez vazhdon të planifikojë transferime të reja

Klubi anglez vazhdon të planifikojë transferime të reja

Manchester United janë të fiksuar pas futbollistëve të Wolverhampton Wanderers, pasi tani në listën e tyre është sulmuesi portugez Diogo Jota.

Sipas mediave angleze, Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë 50 milionë euro për sulmuesin portugez.

Jota iu bashkua Wolverhamptonit në verën e vitit 2017 nga Atletico Madrid si huazim, ndërsa një vit më vonë klubi anglez shpenzoi 14 milionë euro për afrimin e tij.

Përveç Jota-s, United është i interesuar edhe për dyshen e Wolvesit, Raul Jimenez dhe Ruben Neves./21Media