Tri skuadra pas Onana-s

Tri skuadra pas Onana-s

Paris Saint-Germain, Tottenham dhe Manchester United kanë kontaktuar agjentin e portierit Andre Onana. Mirëpo, Ajax nuk dëshiron ta shesë portierin kryesor në skuadër gjatë afatit dimëror.

Onana ka kontratë me kampionët e Holandës deri në vitin 2022 dhe sipas mediave angleze, nuk do të largohet nëse nuk paguhet vlera prej 50 milionë eurosh.

Tottenham ka shfaqur më së shumti interesim për portierin me prejardhje nga Kameruni, pasi e shohin si zëvendësim adekuat për Hugo Lloris./21Media